Përparim Gruda: E habitshme se si një ministre e Drejtësisë angazhohet aq shumë, për dëmtimin e integritetit të sistemit të drejtësisë

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë në PDK, Përparim Gruda, ka reaguar ndaj video-mesazhit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka akuzuar Prokurorinë Speciale për mos punë. Gruda ka thënë se është e habitshme se si një ministre e Drejtësisë në vazhdimësi është duke u angazhuar për dëmtimin e integritetit të sistemit të drejtësisë. Janë disa pyetje themelore që duhet t’i bëhen Ministres së Drejtësisë sot: 1. Kush duhet të ndërhyjë për rregullimin e sistemit prokurorial, nëse ky sistemi është i dobët? A janë qytetarët të cilëve ajo i referohet në videon e saj, apo ajo që ka marrë votat e tyre për të qeverisur? 2. A mund të kujdeset ministrja më mirë për të zgjidhur probleme në sistem, duke krijuar vlera dhe duke përmirësuar prokurorinë, në vend që të përqendrohet vetëm në kritika dhe sulme? Ministrja duhet ta kuptoj se qeverisja e mirë është shumë më shumë sesa thjesht kritikë dhe identifikim i problemeve, ajo kërkon marrjen e veprimeve konkrete për të krijuar ndryshime pozitive për vendin dhe qytetarët”, ka shkruar Përparim Gruda në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …