Perparim Gruda

Përparim Gruda i përgjigjet Haxhiut, PDK s’ka kërkuar kurrë bashkëqeverisje me Vetëvendosjen

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të bashkëqeverisë me PDK-në. Gruda e ka cilësuar deklaratën e Haxhiut si “paksa deluzionale”, duke theksuar se PDK asnjëherë nuk ka shprehur interes për të qenë pjesë e një koalicioni me Vetëvendosjen. Albulenë, po ta heq një barrë mendimesh: PDK nuk ka kërkuar asnjëherë të qeverisë me ju. Prandaj, të refuzosh diçka që nuk ka qenë kurrë opsion, në rastin më të mirë është paksa deluzionale, shkroi Gruda. Deputeti opozitar sqaroi se ajo që PDK kërkon nga Vetëvendosje është vetëm përballja me argumente në një debat publik, duke nënvizuar se ndarjet mes dy partive janë të thella. Jemi larg, shumë larg. Jo vetëm në pozicion politik dhe ideologjik, por edhe në mënyrën se si e përjetojmë Kosovën, si e kuptojmë qeverisjen dhe si i ndërtojmë aleancat,” përfundoi Gruda.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …