Përparim Gruda: Institucionet e drejtësisë e Gjykata Kushtetuese po sulmohen nga Qeveria për të mbuluar dështimin e paaftësinë e tyre

Përparim Gruda, nga PDK-ja ka reaguar pasi Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Gjykata Kushtetuese po i pengon reformat në drejtësi. Ai ka saktësuar se Kushtetuesja dhe institucionet e tjera të drejtësisë po sulmohen nga qeveria Kurti për të mbuluar dështimin dhe paaftësinë e tyre për të kryer reformat e premtuara.  Sipas tij, sulmet do të ashpërsohen edhe më shumë sa më shumë të afrohet data e zgjedhjeve të reja. Nuk ka faj Gjykata Kushtetuese dhe askush tjetër për paaftësinë e tyre për të realizuara reformat e premtuara. Për të vërtetuar këtë, vetëm merreni rastin e vetingut: Ministrisë së Drejtësisë i janë dashur dy vite kohe që t’i dërgoj në Gjykatën Kushtetueses amendamentet për këtë proces, tani akuzojnë gjykatën që ka vonuar vlerësimin e saj për ato amendamente. Po këta që i vonuan 2 vite që t’i dërgojnë në Gjykata, kanë ndonjë faj, apo këta janë të pagabueshëm?”, ka shkruar Përparim Gruda.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasja mes presidentes Vjosa Osmani dhe qeverisë në detyrë për tarifën ndaj ShBA-ve

Vendimi i Presidentit të ShBA, Donald Trump, për të vendosur tarifën prej 10% ndaj Kosovës …