Keqpërdorimi i detyrës nga ana e krye-shefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, është i dukshëm, ka deklaruar koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda. Ai thotë se mediat e publikuan emailin zyrtar ku shihet se si, Nagip Krasniqi kontaktoi me një kompani greke që të përgatitet për hapjen e një tenderi në këtë sektor. Ai bën lidhjen me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe me qeverinë. Lidhja është e qartë, Krasniqi dërgoi email te kompania greke që të bëhet gati për tender. Kryeministri ishte në Greqi ku u takua me rreth 40 biznese. Ai nuk zbuloi emrin e bizneseve. Tani kemi Martin Berishajn, ai është ambasador, i shet energji shtetit të tij. Si mundet që një ambasador t’ i shesë energji elektrike tek shtetit të vet. Nëse ka lidhje me energjetikë, pse të mbajë postin e ambasadorit, pyet Përparim Gruda.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …