Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka kritikuar Vetëvendosjen për mos ndriçimin e rastit të Astrit Deharit. Ai ka shkruar se Vetëvendosja në vend se të angazhohet për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit organizon turne shahu. “E kam thënë në fillim të mandatit të kësaj Qeverie dhe disa herë të tjera: ata nuk duan të zbardhin rastin Dehari, sepse vetëm të pazbardhur mund të vazhdojnë ta përdorin politikisht” ka shkruar anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda. Ai ka shkruar më tutje se pas katër vitesh në pushtet, jo vetëm që nuk kanë bërë asgjë për të ndriçuar këtë rast, por përkundrazi, kanë zhdukur mostrat e tij dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore është djegur dy herë.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …