Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Përparim Gruda, ka reaguar kundër deklaratës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka kërkuar nga prokurori që të heq dorë nga akuza për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, sa ishte në opozitë. Gruda ka thënë se një deklaratë e tillë është ndërhyrje direkte në punën e organeve të drejtësisë. Ministrja që premton reforma, shfaqet në sallën e gjykatës si e akuzuar dhe bën presion mbi prokurorinë! Kjo thirrje mund të dëgjohet vetëm në vende me regjime totalitare, e assesi në një vend me aspirata për integrim evropian. Zonja Haxhiu nuk duhet të harrojë se përveç e akuzuar në këtë rast, ajo është dhe ministre e Drejtësisë. Një koment i tillë është qartazi ndërhyrje drejtësi dhe presion mbi organin e akuzës. Nga pikëpamja profesionale, këtë gjë është absurd ta bëjë edhe një person laik në drejtësi e lëre më një ministre e Drejtësisë!”, ka shkruar Gruda.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …