Përparim Gruda, Koordinator i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, e cilëson ndërhyrje të pastër politike të Qeverisë shkarkimin e Shemsi Hazirit, shef i Njësisë së Veçantë të Hetimeve. Ai në konferencën për media ka thënë se Qeveria ka për qëllim të parandalojë hetimet e zyrtarëve të tjerë qeveritarë dhe partiakë të Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe t’i frikësojë hetuesit e pavarur brenda Policisë së Kosovës. Ky shkarkim shpjegon arsyen dhe motivet e vërteta pse Kryeministri Kurti dhe kjo Qeveri sulmonte prokurorin e shtetit me aq brutalitet pak ditë pas arrestimit të Nagip Krasniqit”, ka thënë Gruda. “Po ashtu, i bëjmë thirre Qeverisë së Kosovës që të heq dorë nga ndërhyrjet politike në organet që po zhvillojnë hetimet dhe t’i hap rrugë zbardhjes së kësaj afere. Gruda ka përmendur edhe shkarkimin e drejtorit të Krimeve Ekonomike në PK, Musli Salihu, duke thënë se nuk është rasti i parë që një zyrtar policor që ka hetuar Martin Berishajn është shkarkuar.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …