Përparim Kryeziu

Përparim Kryeziu: BE dhe SHBA duhet të na mbështesin dhe të na arsyetojnë në sundimin e ligjit dhe lëvizjen e lirë

Paralajmërimet e Bashkimit Evropian se mund të ketë zgjerim të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, siç kanë thënë nëse vazhdohet me hapa të njëanshëm dhe të pakoordinuar në veri po shihen si serioze nga analistë politikë. Mirëpo, një mundësi të tillë e kualifikojnë si thellim të padrejtësisë në qeverinë e Kosovës. Sipas tyre, masat nuk janë zgjidhje, derisa theksojnë se hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër është çështje e lirisë së plotë të lëvizjes, sundimit të ligjit dhe respektim të marrëveshjeve të dala nga Brukseli. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë për KosovaPress se BE dhe SHBA duhet të mbështesin Kosovën, sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe të respektimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Sipas tij, mbyllja e nëntë zyrave të Postës së Serbisë të cilat kanë operuar pa licencës dhe në mënyrë ilegale në veri  është çështje e sundimit të ligjit. Ndërkaq hapja e urës së Mitrovicës mbi lumin Ibër është çështje e lirisë së plotë të lëvizjes dhe kontribut i drejtpërdrejt i integrimit të mëtejmë të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …