Përparim Rama: Lëvizja Vetëvendosje na ka sabotuar dhe bllokuar projektet për zhvillimin e kryeqytetit

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka drejtuar kritika dhe akuza në adresë të partisë Vetëvendosje. Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës ai ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje na ka sabotuar dhe bllokuar projektet për zhvillimin e kryeqytetit. “Unë mendoj se në çdo qeverisje normale nuk do të duhej të ishte problem se kush është në nivelin qendror dhe kush në atë lokal, por ja që përkundër faktit që unë kam qenë neutral në aspektin e qeverisjes, pra Prishtina ka qenë për të gjithë, ashtu e kam qeverisur dhe ashtu do të vazhdoj ta qeveris, duke parë në përbashkim dhe jo në përçarje, për fat të keq nuk e kemi pasur përkrahjen e qeverisë, pra kemi pasur sabotazh dhe bllokada të ndryshme në zhvillimin e kryeqytetit. Për shembull për projekte madhore si ai i unazës dhe spitali i kryeqytetit. Mirëpo përkundër faktit të bllokadave dhe sabotazhave ne kemi arritur të realizojmë buxhetin e kryeqytetit me 80 për qind, që është faktikisht realizim historik, më i madhi në historinë e kryeqytetit, po ashtu edhe në investime kapitale 63 për qind” la deklaruar mes tjerash kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Shaqir Bytyqi:  Zjarri ka marr përmasa tē mëdha

Sot objektin e Qendrës Tregtare “ETC” në Therandën e ka përfshirë një zjarr i jashtëzakonshëm …