leoni

Përparim Rama: Nga sot, Prishtina do të jetë qytet i fëmijëve, të moshuarave, prindërve, sportistëve e artistëve

Përparim Rama: Nga sot, Prishtina do të jetë qytet i fëmijëve, të moshuarave, prindërve, sportistëve e artistëve

Sot në mbledhjen inauguruese të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, janë betuar anëtarët e rinj dhe kryetari i ri i kryeqytetit, Përparim Rama. “Nga sot, ne iu përvishemi punëve. Prishtina do të jetë qytet i fëmijëve, të moshuarave, prindërve, sportistëve e artistëve. Vend plot mundësi, qytet i gjelbër. Me trafik të komunikueshëm e i digjitalizuar”, ka deklaruar kryetari Rama. “Të nderuar asamblistë, si kryetar i Prishtinës, do të bashkëpunoj me secilin prej jush, për të mirën e kryeqytetit, për Prishtinën”, ka thënë Rama. Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës doli fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku ishte në garë me Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje. Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje nuk mori  pjesë ne mbledhjen inauguruese të Kuvendit Komunal të Prishtinës Këtë e bëri të ditur një prej anëtarëve të komisionit për verifikim të mandateve, gjatë seancës së sotme inauguruese.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …