Qentë endacakë kanë vërshuar Prishtinën, sidomos periferinë, pasi kryetari i kryeqytetit, ka filluar t’ i ushqejë, në mënyrë që ata të mos i sulmojnë qytetarët, sidomos gratë e fëmijët, që nuk arrijnë të mbrohen. Por megjithatë ka edhe qenë delikuentë, kundërvajtës, që edhe pse të ngopur me ushqimin që ua siguron komuna, ata po i sulmojnë edhe mjekët, madje brenda oborreve të QKUK-së, ku ditë më parë disa qenë endacakë kanë sulmuar tre mjekë. Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se i vjen keq për këtë rast. Ai më tej njoftoi se qeni është zënë dhe nuk ka qenë i trajtuar dhe për këtë arsye është në mbajtje. “Më vjen keq për rastin që ka ndodhur me mjekët në QKUK, vetëm se është zënë qeni dhe kanë parë faktikisht që nuk ka qenë i trajtuar, është tani në mbajtje, në bazë të proceseve ligjore do të trajtohet si e tillë”, ka thënë Rama. Ai më tej shtoi se “Jemi duke bërë të gjitha proceset për të zgjidhur problemet me qentë endacakë”. Zgjidhja e problemit të qenve endacakë ka qenë premtimi elektoral i kryetarit, Përparim Rama, i cili ka zbuluar se qentë endacakë i sulmojnë njerëzit vetëm kur janë të uritur, mirëpo si duket tani po bindet se vesi i qenit për të sulmuar njerëzit, nuk ka të bëjë vetëm me ushqimin, andaj qytetarët presin që kryetari të bëjë një zgjidhje tjetër, më inteligjente se kjo. Sot nuk është një prilli… (RKL)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …