Përpjekja e kryetarëve të rinj të Zveçanit dhe Zubin Potokut për të hyrë në objektet komunale ka hasur në bllokadë të qytetarëve serbë. Këto zhvillime patën jehonë shpejt në mediat ndërkombëtare dhe reagim të ashpër nga aleatët ndërkombëtarë. Para mbërritjes së kryetarëve të komunave, serbët lokalë kishin lëshuar tashmë sirenat dhe filluan të grumbullojnë qytetarët për të bllokuar hyrjet në ndërtesat komunale. Kjo ka nxitur tensionimin e situatës, e cila ka sjellë edhe ndërhyrjen e Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës ka konfirmuar se nga përleshjet në veri janë lënduar pesë policë. Përmes një komunikate për medie, është bërë po ashtu me dije se janë shkaktuar dëme materiale ndaj katër (4) automjeteve zyrtare. Ndërlidhur me këto zhvillime raportoi edhe BBC. Aty po ashtu shkruhet për vendimin e presidentit Vuçiq për ta vendosur në gatishmëri ushtrinë duke urdhëruar që të afrohen më pranë kufirit pas përleshjeve të premten mes policisë kosovare dhe protestuesve që kundërshtojnë kryetarët e rinj. “Presidenti i Serbisë ka vendosur ushtrinë në gatishmëri dhe ka zhvendosur njësitë afër kufirit të Kosovës, pas përleshjeve mes policisë dhe pakicës serbe të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …