Përpjekjet për ndërkombëtarizimin e Vjosës si trashëgimi botërore të UNESCO-s

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim me ekspertët e misionit të UNESCO-s, ka vazhduar përgatitjen e dosjes për të shpallur Vjosën si pjesë të trashëgimisë së mbrojtur botërore. Kryeministri Edi Rama ndau foto të specialistëve që janë angazhuar në këtë proces, duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për mbrojtjen e një prej ekosistemeve më të veçanta në Evropë. Ekspertët kanë realizuar inspektime të shumta në terren, përfshirë vizita në Monumentin e Natyrës “Ujërat Termale të Bënjës” në Tepelenë dhe në Peizazhin e Mbrojtur “Pishë Poro-Nartë”. Gjatë këtyre vizitave, ata kanë vlerësuar nga afër ekosistemet e Vjosës dhe kanë zhvilluar diskutime me banorët dhe bizneset lokale për të siguruar mbështetje dhe bashkëpunim në këtë përpjekje. Procesi për përfshirjen e Vjosës në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s është kompleks dhe i gjatë, duke përfshirë përmbushjen e standardeve të Organizatës Botërore për Edukim, Shkencë dhe Kulturë. Shqipëria do të përfitojë gjithashtu nga asistenca e ekipit të programit “Man and Biosphere” për të përmbushur kriteret e nevojshme për këtë shpallje.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Në Rashkë të Serbisë po kryhen trajnime të grupeve të caktuara për të destabilizuar situatën në Kosovë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu akuzon Qeverinë Kurti për paaftësi, mashtrime dhe kauza të rrejshme

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, duke e …