Me 89 vota pro deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për ndryshimin e përkohshëm të rregullave fiskale

Përplasen verbalisht në Kuvend, Glauk Konjufca dhe Memli Krasniqi

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjfuca, pak para votimit të Propozim-Rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me Raportin e Progresit për Republikën e Kosovës, u ‘përplas’ me deputetin e PDK-së, Memli Krasniqi i cili nuk u pajtua me disa pika të këtij propozimi. Konjufca me këtë rast tha se e kupton se ku po e prek kjo rezolutë Memli Krasniqin, pasi që sipas tij mos përkrahja e tij ka të bëjë me pikën e kësaj rezolute për konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Ai i kërkoi Krasniqit dhe PDK-së në përgjithësi që të tregojnë më sakt ku e ka problemin me këtë propozim rezolutë. “Unë kur shpërthej, shpërthej vetëm ndaj dy dyfytyrësisë dhe ndaj pafytyrësisë, kështu që reagimi im ishte ndaj pafytyrësisë së përfaqësuesve të juaj në këtë çështje. E dyta mos manipulo se është e ulët dhe nuk të beson askush. Këto janë pjesë e programit të Qeverisë dhe janë aty, nuk ju ka mbetur juve të bëni  propozime të tilla, të paktën jo tani”, tha shefi i grupit parlamentar  të PDK-së, Memli  Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …