Përplasja në mes të kryetares, Vjosa Osmani dhe kryekuvendarit, Glauk Konjufca, vë në dukje tensionet institucionale në Kosovë

Tensionet në mes ty dy institucioneve më të larta të shtetit të Kosovës dolën në pah, kur kryetarja Vjosa Osmani deklaroi se analisti, Gerald Knaus, kishte qenë më i informuar dhe më i konsultuar nga Qeveria e Kosovës për veprimet drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, sesa ajo vetë. Kjo është një fushë që, sipas Kushtetutës, është nën kompetencat e kryetares. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në përpjekje për të justifikuar mos njoftimin e zonjës Osmani rreth letrës së qeverisë për Asociacionin, tha se kjo ishte për shkak të mungesës së saj fizike në vend. Sipas Konjufcës, largësia e Osmanit ishte arsyeja e mënjanimit të saj nga ky komunikim. Në përgjigje, Osmani e kundërshtoi ashpër logjikën e Konjufcës, duke theksuar se ajo ishte e pranishme në vend gjatë periudhës kur letra u dërgua.  Ky komunikim reflekton tensionet e thella institucionale dhe mungesën e komunikimit efektiv mes zyrtarëve më të lartë të shtetit të Kosovës, duke ngritur pyetje për bashkëpunimin dhe koordinimin mes institucioneve kyçe të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …