Përplasja Trump-Zelensky në Shtëpinë e Bardhë nxit reagime të ndryshme në SHBA dhe në Evropë

Përplasja Trump-Zelensky: Je duke luajtur bixhoz me Luftën e Tretë Botërore

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar në rrjetin social ˹X˺ pas debatit të tensionuar me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe zëvendëspresidentin JD Vance gjatë takimit në Zyrën Ovale. Zelensky theksoi se është “thelbësore” për Ukrainën të ketë përkrahjen e presidentit Trump. “Ai dëshiron ta përfundojë luftën, por askush nuk e dëshiron paqen më shumë se ne,” shkroi ai, duke shprehur mirënjohje për ndihmën e ShBA-së gjatë tre viteve të pushtimit rus. Në përgjigje të pikëpyetjeve të JD Vance për mungesën e falënderimeve ndaj ShBA-së, Zelensky tha: “Jemi shumë mirënjohës ndaj ShBA-së për të gjithë përkrahjen. Ukrainasit e kanë vlerësuar gjithmonë këtë ndihmë, sidomos gjatë këtyre tri viteve të pushtimit.” Zelensky gjithashtu theksoi se Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet, por paralajmëroi se një armëpushim pa garanci sigurie do të ishte i rrezikshëm për Ukrainën.

Kontrolloni gjithashtu

Rritje dramatike e importeve nga Serbia pas heqjes së kufizimeve nga Qeveria e Kosovës

Pas heqjes së kufizimeve ndaj mallrave serbe nga Kosova  në tetor  të vitit 2024, vlera e importeve …