Kryetarja, Vjosa Osmani në konferencën për medie, është pyetur nga gazetarët për raportet e saja me ministren e Jashtme, Donika Shvarc. Konkretisht ajo u pyet për mesazhin, që ia përcolli zonjës Osmanit përmes një kënge mbrëmë nga një koncert në sheshin e Prishtinës. Kryetarja ia ktheu në të njëjtën mënyrë shpërfillëse. Për detaje rreth raporteve tona flasim ndonjëherë tjetër. Por Dafina e ka një këngë tash që e ka publikuar ‘me kast me kast si mjeshtër i mashtrimeve, me kast me kast përsëritës i gabimeve’. Ka edhe kangë të tjera Dafina, përndryshe përpunim i këngës së Gilit”, ka thënë kryetarja, Vjosa Osmani bashkë-partiake e bashkë-qeveritare me zonjën Shvarc.
