Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Përplasje mes LVV dhe PDK për zvarritjen e krijimit të Qeverisë së re

Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se dy muaj nga përfundimi i zgjedhjeve, partitë politike në Kosovë ende nuk kanë filluar bisedimet zyrtare për formimin e Qeverisë së re. LVV, partia fituese e zgjedhjeve, ka deklaruar se po presin certifikimin e rezultateve zgjedhore, duke mohuar zërat se mungesa e numrave të nevojshëm është arsyeja e zvarritjes. Nga ana tjetër, deputeti i zgjedhur i PDK, Artan Behrami, ka akuzuar LVV-në për zvarritje të qëllimshme të procesit të formimit të Qeverisë. Ai tha se LVV-ja, për shkak të mungesës së numrave të nevojshëm, po përpiqet të blejë kohë. “Zvarritja e krijimit të institucioneve nga LVV-ja ka dy qëllime: së pari, nuk i ka numrat për krijimin e Qeverisë, dhe kjo është një strategji për të blerë kohë; së dyti, ata i frikësohen krijimit të Qeverisë, pasi gjeopolitika ka ndryshuar shumë dhe Kurti nuk është i gatshëm të adresojë këto sfida gjeopolitike”, tha Behrami. Ne kemi dallime të mëdha ideologjike me LVV-në dhe nuk është asgjë që na lidh. Kosova përballet me përkeqësim të bilancit tregtar në fillim të vitit 2025.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …