Sot në Kuvendin e Kosovës ka përplasja mes deputetëve të opozitës dhe personelit të sigurimit në Kuvendin e Kosovës. Deputetët e opozitës nuk janë duke u lejuar të futen në sallë, ndërkohë që kishin provuar ta thyejnë kordonin e personelit të sigurimit. Edhe me këtë rast pasur hedhje të gazit lotsjellës. Deputetët janë shpërndarë nga holli i Kuvendit. Aty ka mbetur vetëm personeli i sigurimit.
Ndërkohë bëhet e ditur se Policia Speciale e Kosovës ka arrestuar deputetin e Nismës Haxhi Shala. Ajo më parë kishte arrestuar edhe deputetin e Vetëvendosjes, Fisnik Ismajli.
Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Time Kadriaj, Lahë Brahimaj, Pal Lekaj dhe Teuta Haxhiu janë larguar nga Kuvendi i Kosovës. Largimi i tyre vjen pas vendimit të Kryesisë së Kuvendit për suspendimin e deputetëve opozitarë nga seanca e sotshme. Deputeti Brahimaj ka bërë të ditur largimin nga salla. Korridori i Kuvendit tashmë është zbrazur.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufcka, ka deklaruar se pushteti është duke tentuar ta zhdukë opozitën. Ai ka thënë se do të ketë protestë gjithë-popullore për rrëzimin e Qeverisë. “Ne do t’i kthehemi popullit. Protestë gjithë popullore për rrëzimin e Qeverisë”, ka thënë ai. Ai ka shtuar se protestat nuk do të ndalen deri sa “Qeveria që nuk po merr vesh të largohet”.