Sërish në Komisionin për Buxhet dhe Transfere nuk është miratuar në parim të Projektbuxheti për vitin 2021. Ditë më parë, zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi gjatë prezantimit të Projektbuxhetit për vitin 2021 në këtë Komision, kishte theksuar se të hyrat buxhetore për vitin e ardhshëm pritet të jenë mbi 1 miliardë e 800 milionë euro ose 5 për qind më shumë se në vitin paraprak. Derisa sipas Krasniqit shpenzimet buxhetore për vitin 2021 do të jenë 2 miliardë e 412 milionë euro. Për këtë Projektbuxhet, kishte pasur kritika nga deputetët e opozitës për ndarjet buxhetore, që sipas tyre është shkurtuar buxheti për shëndetësi dhe është rrit buxheti për infrastrukturë. Kësisoj ata u shprehën se nuk do ta mbështesin këtë buxhet.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …