leoni

Organizata luftarake Hamas njoftoi se mbi 5.000 raketa janë lëshuar mbi Izraelin gjatë Operacionit, "Përmbytja Al-Aksa"

Përshkallëzimi, në Lindjen e Mesme po e bën zgjerimin e një konflikti të armatosur gjithnjë e më të mundur

Përshkallëzimi i gjendjes në Lindjen e Mesme po e bën zgjerimin e një konflikti të armatosur gjithnjë e më të mundur. Nga Irani dhe aleatët e tij priten akte hakmarrjeje kundër Izraelit. Për shkak të kërcënimeve masive për sulm nga armiqtë e tij të përbetuar, forcat e sigurisë të Izraelit janë në gatishmëri të lartë. Pritet që sulmet me të cilat ka kërcënuar Irani dhe milicia shiite libaneze Hezbollah do të ndodhin “në disa fronte”, njofton televizioni izraelit Channel 12. Kjo do të thotë se përveç Hezbollahut në sulmin e Teheranit ndaj Izraelit mund të marrin pjesë edhe grupe të tjera të armatosura, si p.sh. milicët Huthi në Jemen dhe milicët besnikë të Iranit në Irak dhe Siri. Rreziku për një konflikt të armatosur rajonal u shfaq pasi dy armiq të Izraelit të rangut të lartë ranë viktima sulmesh vdekjeprurëse. Të mërkurën në mbrëmje prej një shpërthimi në dhomën e një vilë pritjeje qeveritare në Teheran u vra shefi i jashtëm i Hamasit, Ismail Haniya. Disa orë më parë ishte vrarë gjatë një sulmi ajror në Bejrut komandanti i lartë i Hezbollahut, Fuad Shukri.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …