Persona të maskuar kanë sulmuar dje ekipet e mediave shqiptare të Kosovës në komunën e Leposaviqit

Persona të maskuar kanë sulmuar dje ekipet e mediave shqiptare të Kosovës në komunën e Leposaviqit

Persona të maskuar kanë sulmuar dje ekipet e mediave shqiptare të Kosovës  në komunën e Leposaviqit. Në Leposaviq është sulmuar fizikisht kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, të cilit i është thyer edhe kamera. Kameramani ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe trup.  Ekipet mediale nga Prishtina kanë qenë sot cak i një sulmi brutal derisa po kryenin punën e tyre në Leposaviq. Gazetarët kanë  treguar se protestuesit i kanë gjuajtur me gurë ekipet e medieve: RTV Dukagjini, RTK, Klan Kosova dhe KTV. Gazetarët janë gjuajtur me gurë, derisa kanë qenë duke u larguar. Gazetarët i kanë  bënë thirrje urgjente Policisë së Kosovës, dhe prezencës ndërkombëtare në këtë komunë, që t’u ofrojnë siguri gazetarëve dhe kameramanëve të cilët janë duke qëndruar në atë komunë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …