Personat me nevoja të veçanta ndjehen të neglizhuar nga shteti

Personat me nevoja të veçanta po ndjehen të neglizhuar nga shteti dhe pa përkujdesje të duhur. Ata kanë thënë se ka raste kur ata e mendojnë edhe më të keqen për të veten e  tyre. Ata kanë thënë se krahasuar me gjendjen para luftës, përmirësime janë bërë por ato janë të pamjaftueshëm që ata që ta kanë një jetë të mirë. Personat me nevoja të veçanta kanë thënë se pensionet që marrin ata, nuk po ju mjaftojnë për jetë të dinjitetshme. Ata kanë thënë se pensioni i tyre është nga 250 deri në 300 euro por se ata kanë nevojë për asistent personal dhe është vështirë të gjeni person i cili kujdeset për një person me nevoja të veçanta për një pagë prej 125 ose 150 euro. Ata i kanë bërë thirrje qeverisë që të angazhohet më shumë për të drejtat e tyre të cilat janë të garantuara edhe me deklaratën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.

Kontrolloni gjithashtu

Është rritur në 37.900 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës

Është rritur në 37.900 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës

Është rritur në 37 mijë e 900 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e …