Përurohen librat, “Lufta çlirimtare në Morinë” dhe “Porosia e dëshmorëve

Në ambientet e hotel “Europa”, në lagjen “Dardania”  të Gjakovës, sot në orën 14:00, përurohet monografia, “Lufta çlirimtare në Morinë” dhe përmbledhja e poezive për  201 dëshmorët e  UÇK-së, “Porosia e dëshmorëve”, të autorit Shaban Demiraj.“Në perurimin  e këtyre librave priten të marrin pjesë personalitete të jetës politike, shoqërore, ushtarake, institucionale dhe kontribuuesve, veteranëve, të cilët ishin pjesë e atyre ditëve të lavdisë. Të pranishmit do të përshëndeten me një fjalë rasti nga ish-bashkëluftëtari dhe komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ të përurimit.

Kontrolloni gjithashtu

Rashit Qalaj

Rashit Qalaj: Qytetarët të lodhur nga skenat në kuvend – Kurti po shijon privilegjet e kryeministrit pa marrë përgjegjësi

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar ashpër situatën politike në vend dhe dështimet e …