Përurohet aneksi i Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë

Është përuruar aneksi i Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, dhe me këtë aneks, përfundimisht zgjidhet problemi i hapësirës në këtë institucion shkollor. Në ceremoninë e përurimit të aneksit të gjimnazit, ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, zëvendësministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Mazreku, drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë komunale. “Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur, pasi nuk po e përurojmë një aneks, por një shkollë të re, pasi ky objekt i ka 14 klasa. Ne jemi të përkushtuar që të krijojmë kushte sa më të mira për arsim dhe këtë po e dëshmojmë me punën që jemi duke bërë, me ndërtimin e 15 shkollave. Juve profesor e menaxhment i shkollës, ju lus që të punoni sa më shumë. Urime nxënës, urime profesor, e gëzofshi”, ishin disa nga fjalët e kryetarit Begaj, me rastin e përurimit të aneksit të gjimnazit në Malishevë. Drejtori i Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, Izet Hoti, e ka falënderuar Komunën për këtë investim domethënës për nevojat e gjimnazit, si dhe i ka uruar edhe nxënësit dhe profesorët, pasi tani e kanë hapësirën e mjaftueshme për mësimdhënie dhe mësimnxënie. Ky aneks, krahas hapësirës për kabinete, i ka edhe 14 dhoma mësimi, ndërsa ndërtimi i aneksit, është mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …