Në shenjë kujtimi të përjetshëm të 1432 fëmijëve martirë, të vrarë e të masakruar nga Serbia fashiste, në periudhën e viteve 1981 -1999, u bë përurimi i billbordit me pamje të obeliskut me dimensione 3 metra të gjerë e 4 metra të gjatë, i cili u vendos në hapësirën reklamuese përballë Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”. E krejt kjo u bë për ta njoftuar opinionin publik se pikërisht në atë vend do të ngritët kompleksi memorial në formë obelisku, i gjatë 30 metra dhe i gjerë 20 metra, në një sipërfaqe prej një hektarësh, ku do të mbillen 1432 pemë të tipit “poni” japonez, dhe në secilën pemë do të jetë nga një emër i fëmijëve të vrarë, data e lindjes dhe e vrasjes së tij. Xhavit Muqolli, familjar të cilit okupimi serb ia vrau vajzën 4-vjeçare Eronitën dhe djalin 2-vjeçar Fatosin, shpreson që ky projekt të realizohet dhe nuk do të mbetët vetëm në letër. Ai deklaroi se fëmijët martirë të Kosovës meritojnë të kenë një memorial ku do të mund t’i kujtonin familjarët. Gjithashtu e falënderoi profesorin Nusret Pllana për ketë iniciativë për ndërtimin e kompleksit memorial.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …