Përurohet faza tjetër e rregullimit të shtratit të Lumit “Klina”

 

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, kanë përuruar fazën tjetër prej 800 metra të projektit për rregullimin e shtratit të Lumit “Klina”, përkatësisht distancën prej urës afër Xhamisë së qytetit deri tek ura tjetër brenda fshatit Klinë e Poshtme. Kryetari Jashari ka thënë se është i lumtur që filluan punimet për rregullimin e shtratit, i cili ka qenë në gjendje jo të mirë. “Jemi të lumtur që po arrijmë të investojmë në projekte që u dedikohen ambientit dhe lumit të vetëm që kemi, kur e mendojmë gjendjen jo të mirë të shtratit dhe vërshimet sezonale që shkaktonin telashe të mëdha për shtëpitë përgjatë rrjedhës. Pra, hap pas hapi, por sigurt, do të vijojnë dhe fazat tjera të këtij projekti me ndërtimin e gjithë vijës së shtratit deri në fshatin Kuçicë”, ka thënë kryetari Jashari, ndërkaq ministri Matoshi është shprehur: “Për mua është nderë i veçantë dhe kënaqësi që në kuadër të shumë projekteve që MMPH financon në komunën e Skenderajt, sot morëm pjesë në fillimin e përurimit të punimeve në lumin Klina, është një simbolikë dhe një urë afër këtu që na dërgon në Prekaz, Skenderaj nuk është vetëm i Bekim Jasharit dhe qytetarëve por i gjithë shqiptarisë, vëmendja dhe përkushtimi i MMPH-së në projekte ambientale për këtë komunë, ka qenë jashtëzakonisht i madh do jet edhe në të ardhmen i vazhdueshëm sepse këtu frymëzohen fëmijët tanë kur vijnë dhe secili shqiptar që vjen në këtë pjesë të bëjë punë të mira”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …