Përurohet Harta Turistike e Ferizajt

Këto ditë, ferizajasit por edhe vizitorët e Ferizajt, kanë mundur të shohin në hyrje-daljet e qytetit dhe në disa pika të qytetit, tabela masive të vendosura skaj rrugëve, në të cilat është paraqitur Harta Turistike e Ferizajt. Ky projekt i zhvilluar nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, u përurua nga Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu dhe drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti. Këta të fundit, njoftuan për rëndësinë e këtij projekti, për të mundësuar promovimin e potencialit turistik të Ferizajt, si dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm të kësaj sfere, duke nisur me këtë hap. Drejtori Dërguti njoftoi se Harta Turistike është e pajisur edhe me QR kodin, i cili mund të skanohet, e që së shpejti do të lansohet edhe web faqja, në gjuhën shqipe dhe angleze, ku qasja në pika turistike dhe informacionet për to, do të jenë më pranë qytetarëve.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë, harta dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …