Përurohet kabineti i informatikës në Shkollën Fillore “Isa Boletini” në Rahovec

Në kuadër të aktiviteteve ditore, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, së bashku me nënkryetarin z. Fatmir Iska, Drejtorin e Arsimit, z. Avni Morina dhe me të tjerë bashkëpunëtorë, morën pjesë në ceremoninë e përurimit të hapësirës së dedikuar për kabinetin e informatikës në objektin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “Isa Boletini” në Rahovec.

Krijimi i kësaj hapësire dhe pajisja me kompjuterë e këtij kabineti u mundësua si rezultat i angazhimit dhe financimit të Këshillit të Prindërve në bashkëpunim me Komunën.

Me këtë rast, në prezencë të mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve, kryetari Latifi ka falënderuar Këshillin Drejtues të Shkollës për angazhimin e tyre në realizimin e këtij projekti.

Komuna dhe Drejtoria Komunale e Arsimit ka thënë ai do të jenë përkrah në çdo iniciativë që është në funksion të përmirësimit të kushteve për mësimdhënie dhe mësimnxënie sa më cilësore.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Komunitete mbajti mbledhjen e rregullt të parën për vitin 2025

Në sallën e Kuvendit komunal, Komiteti për Komunitete i Komunës së Rahovecit mbajti të premtën …