Përurohet kabineti i Mekatronikës në SH.M.T ,,Tafil Kasumaj ‘’ në Deçan

Shkolla e Mesme Teknike Profesionale në Deçan ,,Tafil Kasumaj’’ është përfituese e një projekti i cili u përurua të enjten nga Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Deçan Qazim Maloku, Drejtori i shkollës Zenel Kasumaj dhe përfaqësuesit e ALLED (Aligining Education ëith Labour Market Needs) Kovaçeviç me bashkëpunëtorë. Të pranishëm ishin përfaqësues biznesesh, drejtorë shkollash, prindër, nxënës dhe mësimdhënës të kësaj shkolle. Se ky investim është i rëndësishëm për SH.M.T ,,Tafil Kasumaj’’, tregon edhe drejtori i DKA-së Qazim Maloku, ai para të pranishmëve tha se ky projekt i drejtimit  të Mekatronikës ka një rendësi të veçantë për nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle, arsye kjo sepse drejtimi i Mekatronikës është një drejtim që e kërkon tregu i punës dhe përfitimi i të gjithë atyre që mbarojnë këtë profil është shumëfish më i lartë se sa drejtime të tjera. Më këtë rast falënderoi zyrën Evropiane për bashkëpunim, Qeverinë Austriake dhe ALLED-in për këtë investim në Komunën e Deçanit. Drejtori i Shkollës së Mesme Profesionale ,,Tafil Kasumaj ‘’ në Deçan Zenel Kasumaj, tha se kjo shkollë është përfituese e disa projekteve, nderë to edhe ky i radhës që vjen nga bashkëpunimi dhe përkushtimi i Drejtorisë së shkollës, DKA-së dhe mësimdhënësve me organizatat në fjalë.  Ndërsa  udhëheqësi i  ALLED-it Kovaçeviç në fjalën e tij e përgëzoi shkollën për këtë donacion të fituar si dhe akterët e përfshirë në ketë proces duke shpresuar në qëndrueshmërinë e projektit dhe në përfitimin që do të kenë nxënësit nga kjo lëmi shumë e kërkuar në tregun e punës gjithandej Evropës. Ndryshe projekti në fjalë kapë shumën 100 mijë euro, puna e të cilit zgjati dy vite deri në finalizimin  e sotshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …