Përurohet këndi i lojërave në lagjen “Patok” të Rahovecit

Rahovecit iu shtua edhe një hapësirë pushuese e rekreative. Është projekti “Investime në infrastrukturën kulturore dhe kënde të lojërave për fëmijë” në lagjen “Patok” që tashmë është gati e që u mbështet nga Komuna e Rahovecit dhe u përurua nga Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Bjondina Kelqka. “Ky këndi i ri rekreativ, do të ofroj një mundësi argëtimi e socializimi për të gjitha moshat, të cilët tashmë kohën e lirë të tyre do të mund ta kalojnë me më shumë lojëra, e aktivitete sportive. Përmes këtij projekti të zbatuar dhe projekteve të tilla që janë pjesë e kësaj kontrate, po krijohen hapësira të reja që do të shfrytëzohen nga qytetarët”, – tha drejtoresha Kelqka.

Kontrolloni gjithashtu

Aliu: Kënaqësi t’i pres e t’i uroj kampionët që lartësuan e bën krenarë jo vetëm Ferizajn por gjithë Kosovën

Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu ka pritur të premtën në zyrën e tij …