Përurohet kompleksi sportiv në Turjakë dhe Marali të Malishevës

Në kuadër të investimeve të Komunës së Malishevës, në arsim dhe në sport, në fshatrat Turjakë dhe Marali, janë përuruar kompleksi sportiv i fushave në futboll, volejboll dhe në basketboll, përkatësisht fusha sportive e futbollit shkollor në SHFMU ,,Ruzhdi Xhyliqi”,  Marali  të cilat do të jenë në shërbim të nxënësve dhe sportdashësve të këtyre fshatrave. Përurimin e komplekseve sportive e kanë bërë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, drejtori i arsimit Avdi Morina dhe  drejtoresha për kulturë, rini dhe spor, Blertë Krasniqi, kurse në përurim kanë marrë pjesë edhe qytetarë të këtyre fshatrave, si dhe mësimdhënës, nxënës e sportdashës. Në hapjen e kompleksit sportiv në Turjakë dhe fushës sportive në Marali, nënkryetari i Komunës së Malishevës Rexhep Mazreku, tha se “fushat sportive dhe infrastruktura shkollore të ndërtuara me standarde bashkëkohore për nxënësit dhe mësimdhënësit do të  krijojnë kushte ma të mira për zhvillimin e procesit mësimor të rregullt dhe aktiviteteve të lira, pasi që qëllim i yni është që nxënësit të jenë më të angazhuar në mësimnxënie, të jenë më kreativ dhe të zhvillojnë më shumë aktivitete sportive si futboll, basketboll, volejboll, e që besojmë se do të ndikon në zhvillimin  e mirë fizik të nxënësve tha në fund të fjalës”. Ndërsa në prerjen e shirit të kompleksit sportiv në Shkollën Fillore të Mesme të ulët ,, Fehmi Agani”  në  Turjakë dhe fushën sportive të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ,, Ruzhdi Xhyliqi” në  Marali, drejtori i arsimit Avdi Morina, tha se “ndërtimi i infrastrukturës së përgjithshme në shkollat e Komunës së Malishevës, është një obligim i yni, të cilin jemi duke e realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme”. “Kemi ndërtuar apo jemi në ndërtim e sipër të pesëmbëdhjetë objekteve shkollore dhe infrastrukturës përcjellëse, si fusha të sportit, apo salla të sportit, kurse duke filluar nga viti i ardhshëm, fokus i yni do të jetë pajisja e shkolla me kabinete dhe laboratorë, me qëllim të rritjes së cilësisë në arsim dhe  zbatueshmërisë së Kornizës Kurrrikulare nga mësimdhënësit”, tha drejtori Morina.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …