Nesër, më 31 maj 2018, në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare, në Prishtinë, duke filluar në orën 12.00 do të përurohet libri i autorit, Meriman Braha, “Goli Otoku, histori e trishtë e një krimi shtetëror jugosllav”. Autori i librit, Meriman Braha, është ish i burgosur politik i viteve ’80-të të shekullit të kaluar, por edhe veprimtar i njohur dhe pjesëtar i një familjeje me traditë të mirënjohur atdhetare.
