Përurohet libri: “Kujtesa kolektive: Dëshmi dhe ngjarje (1944-1966)” të autorëve: Memli Krasniqi, Hysen Matoshi, Nuridin Ahmeti, Sonila Boçi, Ledia Dushku dhe Shpend Avdiu, të botuar këtë vit nga Instituti Albanologjik i Kosovës. Promovimi i këtij libri do të bëhet në Stamboll, nga Instituti Kosovar për Studime Sociale “Gnosis” dhe Nisma për Afirmim të Mendimit (NAM). Në këtë promovim do të jetë i pranishëm edhe drejtori i Institutit Albanologjik të Kosovës, z. Hysen Matoshi, bashkë me dy autorët, Memli Krasniqi dhe Nuridin Ahmeti si dhe recensentin, Sadik Mehmeti. Po ashtu, promovimi bëhet me praninë e studentëve shqiptarë që studiojnë në Turqi dhe të personaliteteve të ndryshme nga bota e librit dhe kulturës.
Data: 4 dhjetor 2016 Ora: 14:00
Vendi: Istanbul Şehir University (Güney kampüsü / Kampusi Jugor) Selami Ali Mah., Kuşbakışı Cd. 15-2, 34662 Üsküdar/İstanbul, Turkey
Blerim Halili, Instituti Kosovar për Studime Sociale “Gnosis” Adnan Shala.