Libri: “Miftar Hasani“, i autorëve, Habib Zogaj dhe Ahmet Rexha, përurohet më 16 shtator, 2015, në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare, “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, duke filluar në orën 12.oo.
Edhe pse në mungesë të dokumenteve shkrimore, arkivore, etj, autorët: Zogaj e Rexha kanë arritur ta ndriçojnë figurën e shqiptarit, Miftar Hasani, i cili pësoi tragjikisht në armatën okupatore të ish-Jugosllavisë monarkiste, ashtu sikur kishin pësuar edhe shumë shqiptarë të tjerë, të cilët regjimi jo vetëm që nuk i kursente, por përdorte çdo mjet e metodë për t’i zhdukur dhe për t’ ua nxirë jetën.
Edhe në botimin e dytë, sado të plotësuar, rrëfimi për Miftar Hasanin ka mbetur në korniza të mbamendjes së të afërmve dhe vargjeve që kanë thurë rapsodët popullorë, sidomos në trevën e Llapushës. Libri ka 120 faqe dhe është i pajisur me teknikë DVD edhe me një film dokumentar.