Përurohet monografia “Dhjetë vjet Kolegji BIZNESI”

Kolegji
Biznesi shënoi dhjetëvjetorin e themelimit dhe funksionimit të tij në edukimin
e gjeneratave të reja arsimdashëse. Me këtë rast u promovua edhe biografia e të
arriturave, sfidave dhe vizionit për të ardhmen të këtij institucioni të
respektuar arsimor. Dekani i këtij institucioni të lartë arsimor, Shyqeri
Kabashi tha në mes tjerash se me programet, metodologjinë dhe kuadrin arsimor,
Kolegji Biznesi ofron përgatitje bashkëkohore për studentët dhe i përgatitë që
të jenë në hap me të arritura aktuale të shkencës bashkëkohore në fusha të
caktuara.

Prof.
dr. Musa Limani, Kryetar i Këshillit Redaktues i Monografisë ‘‘Dhjetë vjet
Kolegji BIZNESI’’ theksoi disa aspekte të organizimit, jo vetëm të punës
pedagogjike, pra të procesit të mësimdhënies, por edhe të organizimit të
tërësisë së procesit mësimor në këtë institucion privat të arsimit të lartë në
Kosovë.

Prof.
dr. Kudusi Lama, gjeneral në rezervë i Armatës shqiptare dhe Përgjegjës i
Programit Menaxhimi i Politikave të Sigurisë foli fjalë miradije për botimin e
Monografisë, duke theksuar rëndësinë që ka ajo, jo vetëm për rrugën dhjetë
vjeçare të zhvillimit të Kolegjit, por edhe për brezat e ardhshëm të studentëve
dhe të profesorëve që do të punojnë në këtë institucion privat të arsimit të
lartë.


Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …