Në vigjilje të festave të nëntorit përurohet monografia kushtuar jetës dhe veprës së luftëtarit popullor, Sadri Sahit Çatani, të autorit Ahmet Qeriqi. Libri monografik kushtuar jetës dhe veprës së atdhetarit dhe pjesëtarit të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare, Sadri Sahit Çatani, i njohur në mbamendjen popullore, Sadri Duhla, përurohet të mërkurën, më 27 nëntor, duke filluar në ora 12.00, në Qendrën Rinore “Fell Bahu” në Therandë.
