Përurohet objekti i renovuar i Brigadës së Zjarrfikësve në Ferizaj

Mesditën e sotme, Nënkryetari i Komunës së  Ferizajt, Lulzim Aliu, shoqëruar edhe nga drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili dhe drejtori i infrastrukturës, Meriton Hajdini, me prezencën edhe të Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Zëvendës Shefes së Zyrës së BE-së AnnaCarin Platon, përuruan punimet e kryera në renovimin e tërësishëm të objektit të zjarrfikësve në Ferizaj, investim ky i Komunës së Ferizajt në kuadër të projekteve për efiçiencë të energjisë si dhe bashkëpunimit me Fondin e Efiçiencës së Energjisë. Të pranishmit në këtë përurim, përveç kushteve më të mira të punës që tashmë janë krijuar për zjarrfikësit, theksuan përpjekjen e rëndësinë e këtij projekti financuar nga Komuna, që shpalos qasjen e pushtetit lokal, në pikëpamje të politikave për efiçiencën e energjisë.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …