leoni

Përurohet objekti i ri i QKMF-së në Rahovec

Me një ceremoni, sot në Rahovec është bërë përurimi i objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku morën pjesë kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor, Kryetari  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, drejtori i QKMF-së Jusuf Korencia, drejtori i DSHPS, Samir Mustafa, stafi mjekësorë dhe banorë të Rahovecit. “Pas një pune plotë mund dhe përkushtim të Komunës së Rahovecit sot bëjmë zyrtarisht hapjen e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec, e cila qendër do të jetë në vazhdimësi bazë për përkujdesje më të mirë për shoqërinë si tërësi por dhe për individë dhe familje pa marrë parasysh karakteristikat sociale të pacientëve. Qytetarë të komunës së Rahovecit tani e tutje kjo qendër do ti plotësojë të gjitha nevojat tuaja për shërbime shëndetësore cilësore, të shpejta dhe sa më të mira. Tani do të bëhet ristrukturimi i stafit dhe i shërbimeve në këto mjedise të mira dhe do të punohet në dy ndërrime. Objekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare është investim i Komunës së Rahovecit, i cili kap vlerën: 918,173.06, me sipërfaqe rreth 2200 m², në të cilën do të kryhen këto shërbime shëndetësore si: Mjekësia Familjare, Rentgeni, Laboratori dhe Emergjenca. Objekti gjithsej përmban 20 shtretër dhe 4 dhoma të intervenimit. Me synimin që të rritet efikasiteti i shërbimeve shëndetësore, sidomos në këto kohë pandemie kur adresa e parë për secilin qytetarë është mjeku familjar, ne përmes politikave lokale, investojmë në shëndetësi si fushë me një rëndësi të veçantë, si bazë e fortë për mirëqenien e secilit individ dhe për një shoqëri të shëndetshme dhe të barabartë’’ u shpreh Kryetari Latifi.

Ndërsa Ramush Haradinaj në fjalën e vet thotë: “Mirëdita Rahovec, urime Dita e Flamurit, datëlindja e komandantit Adem Jasharit dhe daljes publike të UÇK-së. Situata është e pavolitshme për shkak të pandemisë Covid-19, është shfaqur nevoja për gjak, dhe nga ky vend apeloj që të dhuroni gjak. Rrugëtimi im është bashkë me juve, në kohët e luftës, por edhe sot kur përurojmë këtë objekt modern, e kjo mund të bëhet vetëm kur ekziston prijësi i mirë, e komuna e Rahovecit e ka këtë, Smajl Latifin”.

E Drejtori i Drejtorisë Komunale për Shëndetësi, Samir Mustafa, thotë se ndjehet i privilegjuar që merr pjesë në përurimin e një objekti modern shëndetësor dhe madhor, i cili posedon pajisje moderne dhe staf profesional, të cilit do të jenë 24 orë në shërbim të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …