Është përuruar sot bashkë me fëmijët e qytetit të Skenderajt parku më i ri në Sheshin “Adem Jashari”, i cili përmban pjesën e gjelbërimit, këndin e lojërave dhe pushimoret. Në ceremoninë e përurimit kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe fëmijët bashkë me prindërit e tyre. Ky projekt është financuar nga buxheti i Komunës së Skenderajt dhe ka qenë premtim i Qeverisjes Nura, bashkë me projektin e fasadimit të objekteve banesore në Sheshin “Adem Jashari” të qytetit të Skenderajt.