Përurohet pllaka përkujtimore në Zatriq të Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me emra të nderuar, me miq e me bashkëluftëtarë, përuruan pllakën përkujtimore në Zatriq, te kroi në qendër të fshatit, si një testament i sakrificës së trimave atdhetarë, të cilët dhanë jetën për lirinë dhe për dinjitetin e kombit tonë, në periudha të ndryshme historike. Kryetari Latifi përsëriti faktin se Zatriqi është vendbanim i lashtë, shumë i lashtë dhe gjatë tërë historisë ka dhënë për lirinë e atdheut! Kjo pllakë përkujton trimat të cilët lanë emër dhe vepër ndër breza, por që nuk u dihen varret se ku i kanë:

– Dan Zatriqi, personalitet atdhetar i shquar, që mbolli farën e trimërisë dhe të rezistencës shqiptare në shekullin XIX, emër i njohur edhe në ditët tona;

– Din Zeqa, atdhetar i vrarë nga çetnikët serbë;

– Ahmet Nela, i vrarë nga forcat çetnike serbe, më 1945, tek “Ura e Filës” në Rahovec, së bashku me 17 shqiptarë të tjerë;

– Xhel Nushi, i vrarë në Bosnjë para Luftës së Dytë Botërore;

– Nazim Syla, atdhetar i vrarë nga forcat serbe, i cili ishte kundërshtar i tyre;

– Eshrefedin Kastrati, dëshmor i kombit nga fshati Drenoc, i cili ra në betejën për Rahovecin, së bashku me Mizahir Ismën, Bekim Ismën dhe Arian Brahimin-Shkodranin, më 21 korrik 1998.

Përmes këtyre shenjave ne mbajmë të gjallë e të pavdekshëm kujtimin, shprehim mirënjohjen e përjetshme dhe respektin e thellë për të gjithë luftëtarët dhe atdhetarët që, me guxim dhe me vendosmëri, luftuan dhe mbrojtën vendin nga pushtuesit tanë. Ky akt kujtese është një dëshmi për brezat e ardhshëm që të vazhdojnë rrugën e tyre me të njëjtën dashuri dhe përkushtim ndaj atdheut. Nderim dhe lavdi për jetë të jetëve veprave të të gjithë atyre që luftuan e ranë për lirinë e atdheut!

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …