Përmirësimi i kushteve për ata që kujdesen për të tjerët është një hap i rëndësishëm për të mbështetur ata që i shërbejnë shoqërisë, ka thënë kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, me rastin e përurimit të renovimeve te objekttitë Kryqit të Kuq dhe të HANDIKOS-it në Rahovec.
Janë rregulluar hapësirat e brendshme e të jashtme, dyert, ato që ishin të nevojshme për të krijuar kushte më funksionale për punën e përditshme të këtyre dy organizatave.
Po investohet në infrastrukturë, por mbi të gjitha në forcimin e shërbimeve që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, ka deklaruar kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.