Përurohet rruga e asfaltuar në fshatin turistik Shtrazë

Fshati turistik Shtrazë në Kaçanik, tashmë do të mirëpres vizitorët edhe përmes rrugës së asfaltuar. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi me bashkëpunëtor dhe Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, përuruan asfaltimin e rrugës në fshatin Shtrazë- Segmenti i tretë (Final). Kryetari Ilazi e vlerësoi këtë projekt si tejet të rëndësishëm fillimisht për banorët e këtij fshati, por tha se do të jetë i rëndësishëm po ashtu edhe për zhvillimin e turizmin në këtë anë. Kryetari tha se zona turistike e Shtrazës është njëra ndër vendet me bukuritë natyrore në Kaçanik, që çdo ditë e më shumë po frekuentohet nga qytetarë të shumtë, për të parë nga afër bukuritë dhe qetësinë që ofron ky vend i bukur turistik. Ai tha se këtë vit kjo zonë turistike do të jetë e gatshme më shumë se kurrë të mirëpres vizitorë të shumtë, të cilët tashmë do të kenë më të lehtë edhe qarkullimin në këtë anë. Kryetari Ilazi falënderoi në mënyrë të veçantë Ministrin Zharku për të gjitha investimet e bëra në Kaçanik, dhe për vlerësimin e punës dhe aktivitetit komunal karshi rregullimit të infrastrukturës rrugore. Sipas menaxherit të projektit Skender Kuka, gjatësia e rrugës së asfaltuar në fazën e tretë është 6.5 km, ndërsa ka kushtuar 420.454 euro. Faza e parë e këtij projekti është financuar vite më parë nga Komuna e Kaçanikut, ndërsa faza e dytë dhe faza finale janë mbështetur financiarisht nga Ministria e Infrastrukturës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …