leoni

Përurohet Salla e sporteve në Fshatin Gorancë

Me një aktivitet rasti, në fshatin Gorancë të Komunës së Hanit të Elezit është bërë përurimi i sallës së sporteve për nxënësit e SHFMU ”Veli Ballazhi”. Të ftuarit në këtë përurim ishin përfaqësues të komunës së Hanit të Elezit me në krye kryetarin e Komunës Rufki Suma, përfaqësues të institucioneve tjera publike, KFOR-it, Drejtorë të shkollave të komunës si dhe banorë të fshatit Gorancë me rrethinë. Të pranishmit i përshëndeti Drejtori i SHFMU ”Veli Ballazhi”, Faruk Berisha i cili uroi nxënësit dhe stafin arsimorë për këtë objekt që do të plotëson në tërësi nevojat e kësaj shkolle për aktivitete sportive si dhe kulturore. Ndërsa në fjalën e rastit Kryetari Suma uroi nxënësit, stafin arsimore si dhe banorët e fshatit Gorancë me rastin e përurimit të kësaj salle të sporteve e cila do të jetë në shërbim jo vetëm të shkollës por edhe të komunitetit për aktivitete kulturore dhe sportive. Kryetari Suma edhe një herë deklaroi zotimin e komunës që të sigurojë të gjitha kushtet për zhvillim të procesit arsimorë. Pas sallës së sporteve në Han të Elezit, Fshatin Paldenicë dhe tani në fshatin Gorancë, fushave sportive të hapura në të gjitha institucionet shkollore, komuna e Hanit të Elezit do të vazhdoj me investime gjithmonë aty ku do të jetë interes i komuniteteve tha kryetari Suma. Fjalë urimi për nxënësit dhe stafin arsimore kishte edhe përfaqësuesi i kompanisë “ATC COM” SHPK e cila e realizoi këtë projekt.

Salla e sporteve e SHFMU ”Veli Ballazhi” ka kushtuar 316.346,72 ndërsa është financuar nga Komuna e Hanit të Elezit, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ( Helvetas Swiss Intercooperation-Projekti DEMOS) në vlerë prej 49.315,00 dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal në vlerë prej 50.000,00.

Fotografia e Komuna Hani i Elezit

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …