Përurohet SHFMU ,,Isa Boletini’’ në Isniq

E nesërmja u takon njerëzve të cilët përgatiten për atë sot. Ky ishte një mbishkrim i vendosur në hyrje të shkollës së mesme të ulët,, Isa Boletini ’’në fshatin Isniq të komunës së Deçanit e cila është përurua të premten.  Përurimin e bën i pari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, ministri i Arsimit z.Arsim Bajrami dhe drejtori i kësaj shkolle  Shaban Mehmetaj. Ata bashkë prenë shiritin dhe vizituan objektin Brenda. Se Isniqi e ka merituar këtë shkollë e cila do të jetë model për shkollat tjera e tha edhe i pari i komunës së Deçanit Z.Rasim Selmanaj, duke shtuar se jemi në një ngjarje të jashtëzakonshme të veçante këtu në Isniq, kemi qen të gjithë të përkushtuar për ndërtimin e kësaj shkolle, dua të falënderoi  z.Hajredn Kuçin, po ashtu ish ministrin e financave z.Bedri Hamzaj i cili ka qen i përkushtuar për ndërtimin e kësaj shkolle e një falënderim i veçantë për Ministrin e Arsimit i cili ka pas vullnetin e mirë që kjo shkollë të përfundohet ku mësimdhënia dhe mësimnxënja të jetë e nivelit më të lartë. Edhe Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë z.Arsim Bajrami tha se sot është moment historik për Isniqin dhe Deçanin.

Kjo shkollë është shkolla më e mirë në Kosovë që ne kemi përuruar deri më sot. Uroi që këta nxënës dhe mësimdhënës të kenë kushte më të mira për mësim tha Bajrami.

E në anën tjetër drejtori i kësaj shkolle Shaban Mehmetaj, tha se që ne të jemi bashkë në këtë ditë u deshtë që të presim plot 68 vite për ndërtimin e një shkolle të re. Duke e  falënderuar komunën e Deçanit dhe Ministrin e Arsimit për ndërtimin e kësaj shkolle ju premtoi se edhe në të ardhmen shkolla ,,Isa Boletini’’ do të jetë shkollë shembull në nivel të Kosovës.

Ndryshe gëzimin për ndërtimin e kësaj shkolle nuk e fshehin as vet nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit të cilët ishin me të lumtur se kurrë, kishin organizuar edhe një program të pasur Kulturo Artistik. Shkolla ka dhoma të mjaftueshme për zhvillimin e procesit mësimorë, laborator, bibliotekë, sallë sportive dhe hapësirat përcjellëse.Vlera investive kapë shifrën 1 milion e 500 mijë €. Ky investim është i përbashkët mes Ministrisë së Arsimit dhe Komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …