Përurohet shkolla e re në Dragobil dhe nis ndërtimi i çerdhes në Bellanicë

Në Komunën e Malishevës u shënua një ditë e rëndësishme për arsimin, me përurimin e objektit të ri shkollor në fshatin Dragobil dhe vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e çerdhes në Bellanicë. Në ceremonitë solemne morën pjesë Kryeministri Albin Kurti, Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, drejtoresha e Arsimit në Malishevë Arbëreshë Krasniqi, asamblistë në Malishevë, qytetarë, mësimdhënës dhe nxënës.

Gjatë ceremonisë, Kryeministri Kurti theksoi se investimi në arsim është investim për të ardhmen. Ai njoftoi se në Malishevë janë realizuar investime për rritjen e cilësisë në mësim dhe këto investime bëhen jo vetëm në Malishevë. “T’i gëzoni këto objekte dhe këto investime për nxënësit, mësimdhënësit dhe qytetarët” tha Kryeministri.

Drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi, vlerësoi këto projekte si shumë të nevojshme, duke theksuar kontributin historik të këtyre zonave në edukim dhe gjatë luftës. Ajo i quajti këto fshatra “të çelikta” për historinë dhe qëndresën e tyre.

Ministrja Nagavci theksoi prioritetin e Ministrisë për rritjen e standardeve në arsim përmes investimeve në shkolla dhe çerdhe. Ajo vlerësoi ndërtimin e çerdhes në Bellanicë si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të edukimit të hershëm dhe përmendi projekte të tjera që do të adoptojnë objekte ekzistuese në çerdhe.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e Komitetit konsultativ për persona me aftësi të kufizuara

Në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, nën udhëheqjen …