Në ambientet e Universitetit të Prizrenit u vendos gurëthemeli i shtatorës së Ukshin Hotit

Në ambientet e Universitetit të Prizrenit u vendos gurëthemeli i shtatorës së Ukshin Hotit

Universiteti i Prizrenit që mban emrin e veprimtarit, Ukshin Hoti, sot, në ambientet e veta ka vendosur gurëthemelin e shtatores, në shenj kujtimi, nderimi e mos-harrimi për jetën dhe veprën e këtij personaliteti ndër më të dalluarit e më të spikaturit të kombit tonë. Ukshin Hoti ka lindur më 17 qershor të vitit 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit.  Është arrestuar disa herë nga regjimi serb. Herën e parë është arrestuar në vitin 1981, kur së bashku me një grup intelektualësh, në krye me veprimtarin, Halil Alidemaj është dënuar tetë vjet burg për veprimtari nacionaliste dhe irredentiste.  Herën e fundit në vitin 1994 e arrestoi policia serbe me akuzën e ushtrimit të aktiviteteve armiqësore kundër Jugosllavisë dhe për pjesëmarrjen e tij në organizatat çlirimtare të Kosovës. Regjimi i Milosheviqit e kishte dënuar 5 vjet burg. Më 16 maj të vitit 1999, dita kur ai edhe zyrtarisht kishte kryer dënimin, Ukshin Hotin e ka zhdukur polica serbe pa lenë gjurmë dhe nga ajo datë nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …