Përveç Forcës së Sigurisë së Kosovës, aksionit “Ta pastrojmë Kosovën” i është bashkuar edhe Policia e Kosovës. Policia e Kosovës do të angazhoj zyrtarë policorë për ofrimin e sigurisë të të gjithë pjesëmarrësve në këtë aksion, sidomos gjatë pastrimit të brezit të rrugës ku kemi qarkullim të vazhdueshëm, janë ndërmarr veprime të nevojshme operacionale për mbështetjen e këtyre aktiviteteve në aspektin e sigurisë dhe garantimit të qarkullimit të lirë dhe pa pengesa. Policia e Kosovës në nivel të drejtorive rajonale do të angazhoj patrulla/njësi për përcjelljen e makinerive të rënda dhe automjeteve transportuese sipas kërkesave nga kompetentët, nga një deponi në tjetrën apo nga një qytet në tjetrin sipas nevojës. Gjithashtu, duke mbështetur fuqishëm aksionin për një ambient më të pastër dhe e gatshme për ofrimin e kapaciteteve të saj në mbarëvajtjen e këtij aksioni, Policia e Kosovës inkurajon të gjithë që pastrimi dhe ruajtja e ambientit të mbetet prioritet në vazhdimësi, pasi që është edhe obligim ligjor i secilit nga ne.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …