Albin Kurti: Kosova nuk ka çfarë të fsheh nga paslufta kemi qenë nën administrimin ndërkombëtarë

Përveç kryetares Osmani edhe kryeministri Kurti përkujton Kosharen pa e përmendur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

Përveç kryetares së vendit, Vjosa Osmani edhe kryeministri, Albin Kurti ka përkujtuar betejen e Koshares e cila theu një segment të kufirit shqiptaro-shqiptar, pa e përmendur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (!). Duke përkujtuar edhe këtë betejë të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai ka shkruar se burra e gra të guximshëm dhanë gjithçka që të mund të jetonim të lirë. “Para se të kishim 9 Prillin si Dita e Kushtetutës, kishim 9 Prillin si Dita e Koshares. Në Betejën e Koshares, burra dhe gra të guximshëm dhanë gjithçka të mund të jetonim të lirë. Mos të harrojmë kurrë nga kemi ardhur, sepse atëherë ne gjithmonë do ta njohim rrugën e duhur përpara”, ka shkruar kryeministri, Albin Kurti pa përmendur askund udhëheqësen e kësaj beteje e shumë betejave tjera anekënd Kosovës për gati dy vite me radhë, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …