Edhe një zyrtar tjetër i Çekisë, shtet që nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, është instaluar në radhët e Bashkimi Evropian. Ky është Tomas Sunjog, i cili do të jetë pasardhës i Nataliya Apostolovës, si përfaqësues i posaçëm i BE-së në Prishtinë. Ai aktualisht është zëvendës i shefit të Përfaqësisë Çeke në BE dhe ambasador i këtij shteti në Komitetin për politikë dhe siguri në bllokun evropian. Shefi i ardhshëm i Zyrës së BE-së në Prishtinë ka punuar edhe më parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi ka shërbyer si ambasador i Çekisë në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Slloveni. Ky është çeku i dytë pas Miroslav Lajçakut, që cilit BE-ja i ka dhënë postin e të parti të vet tani kur pritet të fillojnë bisedimet e Kosovës me Serbinë. Aktualisht BE-ja ka vendosur, dy zyrtarët e saj më të lartë në krye të dy posteve më të rëndësishme, pikërisht në kohën kur pritet të rifillojnë bisedimet me Serbinë. Nga radhët e tyre që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, është edhe shefi i BE-së, spanjolli Borell. Tani kemi tre zyrtarë të lartë të BE-së, të cilët Serbia i pranon me mirëseardhje, por i refuzon verbalisht shumica, në Kosovë, e cila edhe kësaj radhe do të lëshojë pe në bisedimet e Brukselit me Serbinë, ashtu sikur ka bërë që nga viti 2013.
